Konkursi i parë i “Miss AI”, influencerja marokene shpallet fituese

Konkursi i parë i “Miss AI”, influencerja marokene shpallet fituese

20:19, 09/07/2024
A+ Aa A-

Është mbajtur konkursi i parë i bukurisë në botë me inteligjencën artificiale dhe fituese ishte shpallur influencuesja marokene e ai Kenza Layli.

Kenza Laylie e krijuar nga kompjuteri, ka fituar çmimin “Fanvue World AI Creator Awards”. Ekipi që qëndron pas saj mundi konkurrencën e 1,500 femrave të tjera të krijuara nga kompjuteri dhe fituar çmimin e parë.

Kenza fitoi çmimin prej 20 mijë dollarësh që i shkon krijuesit të saj, një ekzekutivi teknologjie nga maroku.

Gjyqtarët thanë se ishin të impresionuar nga teknologjia e avancuar pas kenza, si dhe nga “personaliteti i saj” bindës.

Në treshen kryesore hynë edhe francezja Lalina Valina dhe portugezja Olivia C.

Ky konkurs, i pari në llojin e tij u hap në muajin prill nga “Fanvue World AI Creator Awards” që ftoi përdorues të inteligjencës artificiale nga e gjithë bota për të treguar aftësitë programuese dhe për të formësuar një të ardhme të bukur për komunitetin teknologjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco