Lajmi i fundit

EMRI/ Ekstradohet nga Gjermania ish oficeri i RENEA-s, pjesë e krimit të organizuar

Nuk do ta njihni/ Ylli i 'Peaky Blinders' mesa duket është futur shumë në rol për filmin e ri

Nuk do ta njihni/ Ylli i 'Peaky Blinders' mesa duket është futur shumë në rol për filmin e ri

19:52, 09/07/2024
A+ Aa A-

I rrethuar nga ekipi i produksionit, aktori irlandez Cillian Murphy ishte duke xhiruar skenat e filmit të tij të ri “Steve”, dhe në fotot nga seti dukej krejtësisht i panjohur.

Murphy merr rolin kryesor si një drejtor që lufton për të ruajtur integritetin e shkollës së tij. Gjatë xhirimeve në Somerset, aktori u pa me një kapuç të tërhequr mbi kokë teksa ecte në rrugë me një këmishë të pistë.

Fytyra e tij ishte e lyer me një bojë të zezë, ndërsa mjekra e thinjur fshihte tiparet e tij dalluese.

Aktori fitues i çmimit “Oscar” ishte duke xhiruar skenat e tij të fundit në xhirimet e projektit të ardhshëm, adaptimi i Netflix i romanit të Max Porter të vitit 2023 “Shy”.

Filmi, i rititulluar “Steve” për Netflix, është duke u zhvilluar nga vetë kompania e prodhimit të Murphy, “Big Things Films”. Xhirimet filluan më 24 maj 2024 dhe skenat e fundit u xhiruan në Bath më 5 korrik.

Murphy, i njohur më së miri për rolin e tij si Tommy Shelby në dramën kriminale të BBC-së “Peaky Blinders”, luan drejtorin përgjegjës të një shkolle për djem me probleme të sjelljes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco