FOTO/ Land Hysi, surprizon vajzën e prekur nga sindroma down

FOTO/ Land Hysi, surprizon vajzën e prekur nga sindroma down

21:07, 04/06/2017
A+ Aa A-

Rezarta ka ftuar motrën e saj, Gretën, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për t’i kërkuar që të bëhet më e shkathët dhe të ketë një marrëdhënie më të mirë me prindërit, si dhe për t’i bërë një surprizë. Roland Hysi është idhulli i Gretës, pasi asaj i pëlqejnë shumë këngët e tij, por kryesisht sepse ai është i ndjeshëm ndaj mbrojtjes së kauzës së sindromës Down. 

Ndaj ai është sot pjesë e emisionit “E Diela Shqiptare”, por edhe për t’i bërë një lojë, ku ai do të transformohet në një instruktor palestre, i quajtur Agron Hyka.

Rezarta rrëfen se motra e saj, Greta ka lindur në vitin 1997 dhe se ka hasur shumë vështirësi, pasi ka patur probleme me zemrën dhe më pas është zbuluar se është me sindromën Down. Greta është shkolluar deri në klasën e tetë dhe më pas është shkëputur sepse ndihej e veçuar nga fëmijët e tjerë.  Ajo është shumë sociale, por komunikimi me familjen e saj nuk është dhe aq i mirë, pasi është e mbyllur në vetvete.  Prindërit e tyre mundën të siguronin shkollimin e Gretës në Amerikë, ndaj ajo jeton aty, por ka ardhur në Shqipëri për pushime.

Greta ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion e emisionit “E Diela Shqiptare”. E pyetur nga Arditi se kush mund t’ia ketë bërë surprizën, Greta shprehet se bashkëshorti i saj, pasi ka ëndërruar që ta gjejë atë në këtë emision. Kur shikon në ekranin e murit ndarës motrën e saj emocionohet dhe përlotet.

Greta – Çfarë do të bëj unë ty!

Rezarta – Gretushe, ti e di që unë, mami, babi dhe motrat të duam shumë. Ti e di që je gëzimi jonë, ti e di që ne nuk bëjmë dot pa ty në shtëpi, por unë të flas ndonjëherë që ti të bëhesh gocë më e mirë. E di sa aftësi ke prandaj të flas, që ti të ecësh akoma më shumë. Mos u mërzit me mua kur të flas.

Greta – Ok.

Rezarta – Unë dua që ti t’i kushtosh më shumë vëmendje trupit, të dalim nga liqeni në mëngjes herët, të bëjmë vrap…

Greta – Futja kot!

Rezarta– Të dalim pak më shumë. Si thua?

Greta –Po mirë.

Greta pranon të dalin shëtitje ose për vrap te liqeni, por në orën 09:00 që zgjohet, jo më herët. 

Rezarta – Nuk dua të rrish më aq shumë në Ipad dhe të flasësh pak më shumë me mamin, babin dhe të tregosh ato që të shqetësojnë ose ato që të bëjnë të lumtur ty, që ne ta dimë dhe të të ndihmojmë.

Greta – Po, re!

Greta shprehet se dëshiron t’i mbajë gjërat për vete, sekret, të mos ia tregojë njeriu dhe se të gjitha i shkruan në ditarin që mban poshtë jastëkut.

Rezarta përqafohet me Gretën, por nuk përfundon me kaq! Arditi ka përgatitur një dhuratë për të, 2 muaj abonim në palestrën më të mirë tëTiranës, ku do t’i vehet në dispozicion instruktori më i mirë dhe simpatik. Por kur “Agron Hyka” vjen në studio, Gretës nuk i pëlqen dhe thotë se nuk do të dalë për vrap me të sepse është kot. Por a do të mbaj të njëjtin mendim kur “Agroni” të bëhet Roland?

Greta – Uaaa Landi! Landi re! Të dua shumë!/

Rolandi – Të uroj gjithë të mirat dhe mos u dorëzo asnjëherë për asnjë gjë! Mos e josh asnjë njeri të të flasë ndryshe, siç më flasin mua të të flasin ty, t’i flasin të gjithëve.

Roland Hysi këndon këngën e preferuar të Gretës, “Në krahët e tua do jem”. TË GJITHË KEMI AFTËSI TË VEÇANTA!/ tvklan.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco