Çfarë ndodhi? Arrestohet reperi i njohur Travis Scott

Çfarë ndodhi? Arrestohet reperi i njohur Travis Scott

12:55, 22/06/2024
A+ Aa A-

Reperi i njohur amerikan, Travis Scott, është arrestuar në Miami nën akuzën se ishte përfshirë në një konflikt të dhunshëm në një varkë, ku ishte futur pa leje, duke qenë në gjendje të dehur.

Sipas raportit të Departamentit të Policisë së Miami Beach, oficerët u përgjigjën urgjentisht një telefonate që raportonte për një konflikt në një jaht.

Oficerët raportuan se ndjenin një erë të fortë alkooli nga fryma e reperit dhe i kërkuan të largohej, gjë që ai e bëri, ndërsa fyente pasagjerët e jahtit. Kohët e fundit, Scott dhe Alexander “A.E.” Edwards ishin përfshirë në një konflikt fizik në festën e manjatit të klubit të natës, Richie Akiva, pas Gala-së amfAR 2024. Përleshja ndodhi teksa ata ishin në skenë me Tyga-n, i cili qëndronte pas kabinës së DJ-ve.

Pas njoftimit të Richie-t se të tre superyjet e muzikës ishin aty, Travis dyshohet se i rrëmbeu mikrofonin nga dora dhe e hodhi në dysheme. A.E., mik i Tyga-s, ndërhyri duke e nxehur situatën, por Travis u largua nga skena përpara se të kthehej me producentin Southside. “Southside filloi të bëhej agresiv me njerëzit në skenë dhe e shtyu A.E.,” tha një burim. “Gjërat u përshkallëzuan kur Southside nuk po qetësohej, kështu që A.E. e goditi.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco