Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Pse Heidi Klum u zhvesh në mes të një interviste?

Pse Heidi Klum u zhvesh në mes të një interviste?

22:45, 21/06/2024
A+ Aa A-

Heidi Klum e di se si ta përballojë nxehtësinë.

Ajo u nxeh paksa duke ngrënë një krahë pule veçanërisht pikante. Aq shumë që vendosi të heqë këmishën e saj në mes të intervistës.

"Mendova se qumështido të ma kalonte," pranoi Heidi gjatë episodit të ri të 'Hot Ones' pasi kafshoi krahun e mbuluar me salcë Da Bomb. "Po nxehem."

Së pari, 51-vjeçarja piu qumësht, por kur kjo dështoi, ajo zbërtheu kopsat e këmishës së saj blu xhins duke dalë me të brendshme të kuqe, teksa Sean Evans e shihte i habitur.

Megjithatë, Heidi e mori sfidën me sportivitet, veçanërisht pasi ajo nuk është mësuar të hajë ushqime pikante për shkak të fëmijëve të saj.

“Kam katër fëmijë, që nëse i hedh piper ushqimit, thonë: “Oh mami, kjo është pak e nxehtë”, shpjegoi ajo. "Unë dhe njerëzit që kanë gatuar për familjen time kanë qenë gjithmonë super të butë me fëmijët."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco