Imitohet në YFSF, ja si reagon Fatmira Breçani

Imitohet në YFSF, ja si reagon Fatmira Breçani

09:00, 03/06/2017
A+ Aa A-

Ne shohim shpesh imitime këngëtarësh të mëdhenj, por nuk e dimë sesi i vlerësojnë ata. Megjithatë, kemi mundur të zbulojmë çfarë mendon Fatmira Breçani për imitimin e Arinda Gjonit në YFSF. Këngëtarja e re solli në skenë Fatmira Breçanin me një interpretim që krijoi ndjesi shumë pozitive te publiku dhe përfshiu në ritëm edhe anëtaret e jurisë.

Dje, në studion e “Rudina”-s, këngëtarja nga Tropoja ka treguar që e priti shumë pozitivisht këtë imitim.

“Jam ndier shumë mirë sepse vajza e ka qëlluar shumë mirë imitim dhe ata që e kanë rregulluar dhe veshja dhe gjithçka. Jam emocionuar atë natë”, ka thënë Fatmira.

Me anë të një videoje, Arinda Gjoni ka treguar sesa ka punuar për të kapur elementët karakteristikë të vokalit dhe interpretimit të Fatmira Breçanit dhe ka zbuluar që kishte marrë një mesazh urimi prej saj, pas spektaklit. Këtë e ka konfirmuar edhe Fatmira duke na bindur kështu që e ka marrë këtë imitim si një vlerësim./Class

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco