'Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne', babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën

'Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne', babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën

11:29, 25/05/2024
A+ Aa A-

Së fundmi në programin e njohur “Cherry on Top” ishin të ftuar familjarët e pesë finalistëve të edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ku shkëlqyen me rrëfimet dhe mbështetjen e tyre për konkurrentët e reality show-it.

Një prej mysafirëve të veçantë të mbrëmjes ishte Sami Mjekiqi, babai i prezantuesit dhe njërit prej finalistëve, Meriton Mjekiqi.

Gjatë bisedës së tij me prezantuesen Bora Zemani, ai foli për emocionet dhe sfidat që ka hasur së bashku me familjen e tij gjatë periudhës që i biri, Meritoni, ka qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Momenti që mori pjesën kryesore të diskutimit ishte nominimi ku Meritoni ishte përfshirë së bashku me të dashurën e tij, Ilnisën, dhe konkurrenten tjetër, Eglën – një situatë që pati rëndësi të veçantë edhe për shikuesit e spektaklit pasi ishte nominim shumë i fortë.

“Ai ka qenë një ndër momentet më të vështira që e kemi përjetuar ne”, u shpreh Mjekiqi ndërsa tregonte për përballjen me këtë nominim të fortë. Emocionet e tij pasqyrojnë edhe ndjenjat e përbashkëta të familjarëve të tjerë të finalistëve, të cilët ndajnë të njëjtat sfida dhe shpresat për suksesin e të dashurve të tyre në garën për titullin e fituesit të “Big Brother VIP Albania”.

Ky edicion i “Big Brother VIP” ka krijuar momente të tensionuara dhe të emocionueshme, jo vetëm për banorët e shtëpisë, por edhe për familjet e tyre që i ndjekin nga jashtë, duke u bërë pjesë e udhëtimit të tyre dhe duke i mbajtur ata me shpresën për fitore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco