Arta Nitaj shtatzënë për herë të parë

Arta Nitaj shtatzënë për herë të parë

09:54, 25/05/2024
A+ Aa A-

Modelja e njohur nga Kosova, Arta Nitaj, është shtatzënë për herë të parë.

Lajmi është konfirmuar mbrëmjen e djeshme përmes një prej kronikave të përjavshme të emisionit “Prive”, por ka kohë që qarkullon në mediat në Kosovë.

Arta kohët e fundit ka vendosur të tërhiqet nga vëmendja publike duke mbyllur edhe Instagramin.

Burimet pranë saj kanë zbuluar se Arta është disa muajshe shtatzënë dhe po pret një djalë, teksa nuk dihet kush është partneri i saj.

Gjithashtu, Arta raportohet se është zhvendosur në Tiranë, ku duket se po gëzon momentet e saj të lumtura në pritje si nënë për herë të parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco