Sofia Richie bëhet nënë për herë të parë, ja emri që i vendosi të bijës

Sofia Richie bëhet nënë për herë të parë, ja emri që i vendosi të bijës

09:38, 25/05/2024
A+ Aa A-

Kur Sofia Richie u martua në prill të 2023 dhe njoftoi shtatzëninë e saj në janarin e kaluar, e gjithë bota mbajti shënime. 

Fiksimi i njerëzve filloi me dasmën e saj përrallore dhe vetëm u rrit me kalimin e kohës.

Ecja e saj e paharrueshme drejt altarit në krah të babait të saj Lionel Richie në Hotel du Cap-Eden-Roc në jug të Francës përkoi me lançimin e llogarisë së saj TikTok disa ditë më parë, dhe në muajt pas martesës, modelja u bë kryefjalë– realizoi një fushatë me David Yurman, një partneritet me Prada Beauty dhe më shumë se disa kopertina reviste – dhe tani, Sofia Richie Grainge është bërë nënë.

Me bashkëshortin e saj, Elliot Grainge, pranë saj, Sofia lindi fëmijën e tyre të parë më 20 maj - një vajzë, të quajtur Eloise Samantha Grainge.

Ajo zbuloi lajmin në Instagramin e saj përmes një foto bardh e zi, ku tregoi këmbët e vogla të vajzës, duke shkruar: "Eloise Samantha Grainge ?5•20•24 dita më e bukur e jetës sime?."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco