Jeni gati? Me këto veshje pranvera do të jetë plot shkëlqim!

Jeni gati? Me këto veshje pranvera do të jetë plot shkëlqim!

14:45, 17/05/2024
A+ Aa A-

Jemi mësuar që gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri të mbushemi me temina dhe më pas, thjesht pa arsye, priremi t’i arkivojmë këto veshje, duke e rezervuar më së shumti për ndonjë festë të rastit.

Veshjet dhe aksesorët me teminat mund t'i japin pamjes sonë një kontribut të vlefshëm për sa i përket glamurit. Natyrisht, nuk po themi që të mbuloheni nga koka te këmbët me teminat për të shkuar në supermarket, por, të veshura në doza të vogla dhe të kombinuara me veshje të matura, ato mund të shfaqen pa hezitim edhe në veshjet e ditës.

Një bluzë me shkëlqim do t'i japë pantallonave serioze një pamje krejt tjetër. Një fund me shkëlqim me një bluzë të lehtë dhe një xhaketë sportive me përmasa të mëdha do të ishte një zgjedhje ideale për pasditet tuaja.

Një çantë e bukur me temina do të përputhet në mënyrë të përkryer me një look bazë, duke i dhënë asaj atë prekje shtesë që bën diferencën për sa i përket stilit. Me pak fjalë, si t’i kombinoni dhe si t’i shtoni shkëlqimin varet nga ju. Ne po ju japim disa këshilla për blerjet tuaja të ardhshme.

Galeria fotografike

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco