George dhe Amal Clooney ‘lodhen’ nga Hollywood, ja vendimi që kanë marrë

George dhe Amal Clooney ‘lodhen’ nga Hollywood, ja vendimi që kanë marrë

13:32, 16/05/2024
A+ Aa A-

George Clooney është një nga yjet më të mëdhenj në Hollywood, mirëpo ai dhe gruaja e tij Amal do heqin dorë nga kjo industri për hir të fëmijëve të tyre. Dhe në vend që t’i rrisin atje apo në SHBA, ata do kthehen në tokën evropiane, në Francë.

George dhe Amal kanë blerë një pronë të shekullit të 18-të me vlerë 8 milionë dollarë në Domaine du Canadel në rajonin e Provence të Francës, e cila kohët e fundit u bë rezidenca e tyre kryesore. Tani, sidomos që fëmijët e tyre janë 6-vjeç dhe do të fillojnë normalisht shkollën, ata po mendojnë për të ardhmen e familjes së tyre.

“Tani që fëmijët po fillojnë shkollën fillore, ata po mendojnë shumë seriozisht se ku duan të rriten” tha një burim i brendshëm për InTouch Weekly.

“Ata mendojnë se një qytet më i vogël u ofron shumë më tepër fëmijëve të tyre, veçanërisht në aspektin e privatësisë. Ata mendojnë se Franca është vendi ku duan të rrisin fëmijët e tyre. Amal ka dashur të lëvizë prej vitesh. Ajo ndjeu se shtëpia e tyre në Liqenin e Komos ishte shumë e ekspozuar dhe nuk donte që fëmijët të shkonin në shkollë në Los Angeles apo Angli”.

George Clooney dhe Amal, një avokate e shquar e të drejtave të njeriut, u takuan në vitin 2013 përmes një miku të përbashkët dhe u martuan në vitin 2014. Shtatë vjet më vonë ata mirëpritën binjakët e tyre, të cilët u quajtën Ella dhe Alexander.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco