Keni falimentuar?Përveç parave, do të humbisni e këto shenja nga jeta juaj

Keni falimentuar?Përveç parave, do të humbisni e këto shenja nga jeta juaj

13:07, 24/04/2024
A+ Aa A-

Tre shenjat e horoskopit që do t’ju përmendim më poshtë nuk e durojnë dot varfërinë dhe vështirësitë. Le të shohim se për kë po flasim:

LUANI

Gruaja Luan ka mësuar të jetojë në rehati dhe luks. Që në momentin e parë që ajo ishte me ty, padyshim që ishit të lumtur. Asaj nuk i mungonte asgjë. Ju ishit bujar, “dorë lëshuar” dhe i ofruat asaj një jetë mbretërore. Por që në momentin që keni humbur gjithçka dhe jeni në ‘vështirësi’, dijeni që edhe ju do të jeni vetëm. Kjo grua nuk njeh varfëri dhe vështirësi.
Gruaja Peshore është një kopje e shenjës Luan, të cilën e analizuam pak më lart. Janë… të njëjtat. Ajo nuk mund të jetojë në mjerim dhe varfëri. Mos e lini pa marrë parfume, rroba, çanta, këpucë dhe çdo gjë tjetër që mendja juaj mund të imagjinojë. Peshorja nuk do qëndrojë në një lidhje ku i mungon luksi dhe rehatia. E humbe… Ajo tashmë ka shkuar diku tjetër.

PESHQIT

Për Peshqit paratë nuk kanë rëndësi, ndryshe nga dy zonjat e tjera të zodiakut që përmendëm pak më lart. Por ato nuk i durojnë dot problemet. Ato janë të dobëta si karakter dhe nuk mund të luftojnë dhe të të mbështesin. Një grua peshk do t’ju shohë duke u “mbytur”, por nuk do të bëjë asgjë për t’ju shpëtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco