Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

'Me këtë zgërdhimjen ma jep të drejtën?'/ Ç’po diskutojnë Heidi dhe Roza?

'Me këtë zgërdhimjen ma jep të drejtën?'/ Ç’po diskutojnë Heidi dhe Roza?

09:54, 21/04/2024
A+ Aa A-

Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme në shtëpi janë ndezur sërish debatet. Heidi vazhdon të jetë e zhgënjyer nga Roza për të cilën mendoi se kishte një mendim pozitiv dhe raport miqësor, pasi moderatorja u shpreh në dhomën e rrëfimit se ajo dhe Romeo nuk dinë asnjë gjë për njëri-tjetrin si çift dhe marrëdhënien e tyre e kanë në kuadër të lojës.

Roza është përpjekur t’i shpjegojë Heidit pas spektaklit se është mendimi i saj, ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur ftohtë se ka të drejtë të komentojë.

Pjesë nga debati:

Heidi: Po të jap të drejtë të komentosh

Roza: Me këtë zgërdhimjen që po bën tani në fytyrë po më jep të drejtë me të vërtetë

Heidi: Unë mbaj përgjegjësi për çfarë të them. Kjo është logjika

Roza: Kjo është dhe këtë po të shpjegoja. Çfarë thashë si gjë?

Heidi: Asgjë.

Roza: Që ju nuk njihni njëri-tjetrin si çift, u e keni thënë dhe në “Prime”, që ju nuk njihni njëri-tjetrin. Të njëjtën fjali kam thënë dhe unë në dhomë të rrëfimit. Mbrapa kaloi ai klipi, ajo situata, çfarë është fallco këtu..

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco