Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Jeta porsi një karnavalë'/ Poezia me vargjet rrëqethëse nga Heidi

'Jeta porsi një karnavalë'/ Poezia me vargjet rrëqethëse nga Heidi

09:24, 21/04/2024
A+ Aa A-

Heidi Baci mori dje surprizën e saj të parë nga “Vëllai i Madh”, në spektaklin e “Big Brother Vip”. E ftuar ishte Beatrice Luzzi, aktorja e njohur italiane, njëherësh finaliste e formatit “Grande Fratello”, në të cilën ka qenë pjesë edhe Heidi.(Lexo këtu)

Luzzi siç e ka përshkruar edhe banorja në rrëfimin e saj, është një nga personazhet më të dashur që ajo ka njohur gjatë eksperiencës së saj në “Grande Fratello”, me të cilën gjithashtu kishte krijuar një miqësi të veçantë.

Dhe për këtë arsye Beatrice erdhi posaçërisht nga Italia për t’i bërë një surprizë të bukur Heidit, përmes vargjeve të një poezie, të shkruar nga ajo vetë.

Një detaj që deri më sot nuk e kemi ditur nga banorja. Heidi shkruan poezi dhe rrëqeth mes vargjeve me mesazhin që ajo përcjell. Ajo është ndër të paktët banorë që përcjell vlera të tilla në një format ku debatet, ofendimet dhe sherret janë kryefjalë.

Shihni videon më poshtë:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco