Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kourtney ka një përgjigje për komentet mbi trupin e saj pas lindjes së djalit

Kourtney ka një përgjigje për komentet mbi trupin e saj pas lindjes së djalit

09:18, 21/04/2024
A+ Aa A-

Kourtney festoi 45-vjetorin e lindjes pak ditë më parë, në një super festë me njerëzit më të dashur pranë vetes dhe një koleksion tortash, për të cilat u komentua jo pak në rrjetet sociale.

Por, dje ishte Kim Kardashian që e uroi të motrën përmes një fotoje ku të tre motrat Kardashian, mes tyre dhe Khloe shfaqnin trupin me bikini gjatë pushimeve.

Pas publikimit të fotos një ndjekës i guximshëm nuk e kurseu komentin duke shkruar që me siguri kjo foto nuk do t’i pëlqejë aspak Kourtney-t, sepse shfaqet trupi pas lindjes së djalit dhe praktikisht shtatzënisë së saj të katërt.

Image

Si përgjigje, Kourtney shkroi: “Më pëlqen kjo foto! Unë dhe motrat e mia po kalojmë momente shumë të bukura në një udhëtim bashkë me fëmijët tanë...Kujtimet janë ato që mbeten përgjithmonë! Dhe, po unë e dua këtë trup që më dha tre fëmijët e mi më të mëdhenj dhe djalin tim të vogël,” shkroi Kourtney.

Image

Kourtney dhe bashkëshorti i saj, Travis Barker sollën në jetë djalin e tyre të parë, Rocky Thirteen Barker, nëntorin e vitit të kaluar. Ajo është njëherësh edhe e ëma e Mason, Penelope dhe Reign që kanë lindur nga martesa me ish-in, Scott Disick.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur ajo ka reguar publikisht për të gjithë presionin që po i ushtrohet për një rikthim të shpejtë në fizikun dhe linjat përpara lindjes së djalit.  

“Të dashura nëna, trupi juaj është i bukur në të gjitha fazat. Gjatë shtatzënisë ndërsa ne shkëlqejmë dhe rritemi, postpartumi ndodh, edhe kur ne nisim të shërohemi dhe më pas atë periudhë e kemi më të vështirën pasi trupat tanë janë ende duke u përshtatur. E nëse jeni duke ushqyer me gji fëmijën, kjo është një gjë komplet tjetër. Presioni që na ushtrohet për t'u rikthyer siç ishim, kur gjithçka tani është e re dhe ndryshe nuk është diçka e vërtetë," shkroi ajo në një postim pak ditë më parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco