Banorët për Heidin dhe Romeon: Ata të dy po e trajtojnë Lidin keq!

Banorët për Heidin dhe Romeon: Ata të dy po e trajtojnë Lidin keq!

10:18, 18/04/2024
A+ Aa A-

Teksa orët e para të mëngjesit banorët po komentonin lojën e disa prej konkurretëve, disa prej tyre kanë komentuar dhe marrëdhënien që banorët kanë me njëri-tjetrin. 

Lidi i cili është bërë pjesë e shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri vetëm pak kohë më parë, ka patur një marrëdhënie tepër të mirë me çiftin Romeo-Heidi.

Mirëpo banorët mendojnë se dyshja e ka trajtuar keq Lidin, i cili momentalisht është në nominim kokë më kokë me Liamin. 

Pjesë nga biseda: 

Juli: Po e trajtojnë shumë keq këtë djalin, Lidin këta të dy…

Françeska: Më trego një person që ata e kanë mbajtur afër dhe nuk e kanë shfrytëzuar?

Juli: Asnjë! Të gjithë i kanë shfrytëzuar. 

Françeska: Të gjithë personat që ata kanë mbajtur afër i kanë nxjerrë jashtë dhe i kanë shfrytëzuar. Duke filluar nga Lisi, nga Sara Karaj, sepse Sara u mbyt nga ajo. E përdorte për të bërë drekën. 

Juli: Sara Gjordeni, Gazi, Lisi, Arta, Vesa, mos të them dhe ata çunat në fillim që rrinin më afër…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco