TikTok-u ka shpallur 'mbretëreshën e filmave horror'

TikTok-u ka shpallur 'mbretëreshën e filmave horror'

09:33, 18/04/2024
A+ Aa A-

Në TikTok të gjithë po flasin për Sydney Sweeney dhe filmin e saj të ri “Immaculate”, i cili u transmetua si premierë në fund të marsit. Ky realizim ka në qendër hsitorinë e një murgeshe që zhvendoset në një konventë pranë Romës dhe një seri ngjarjesh sjellin zhvillime që e mbajnë publikun të lidhur me ekranin.

Për ata që e kanë parë, stili gotik i filmit dhe emrat që janë pjesë si protagonistë e kanë kthyer në kult të momentit. Por pse e kanë kurorëzuar aktoren si “mbretëreshën e filmave horror” në rrjete sociale?

Sipas shumë përdoruesve, Sydney ka fytyrën dhe fizikun perfekt për të luajtur në filma horror.

Vetë aktorja ka treguar se para 10 vitesh ka bërë një audicion për këtë rol dhe prej asaj kohe nuk e hiqte dot nga mendja historinë e filmit. Duke parë se asgjë nuk u bë për të, Sydney, vendosi të fliste me një skenarist për ta rishikuar historinë e për ta përshtatur me moshën e saj reale, që të realizohej si produksion.

“Sydney ishte e mrekullueshme në këtë film”, shkruan dikush në një nga videot e filmit. “Ky është filmi më i mirë horror që kam parë prej shumë kohësh”, thotë një tjetër. “Ky film ia vlen dhe Sydney është personi i duhur për këtë rol”; “Unë i urrej filmat e tillë, por e pashë me qejf”, shkruan një i tretë.

Filmi është realizuar në Itali në disa qytete, ku përfshihet edhe Roma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco