Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Dua Lipa në kopertinën e revistës 'Time', mes 100 njerëzve më me ndikim në botë

Dua Lipa në kopertinën e revistës 'Time', mes 100 njerëzve më me ndikim në botë

22:11, 17/04/2024
A+ Aa A-

Tre vjet pasi filloi të publikohej lista e 100 pionierëve revolucionarë në fusha të ndryshme të jetës së revistës TIME, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më me ndikim në botë.

Deri më tani pesë nga këngët e Dua Lipës janë ngjitur në Top 10 të Billboard-it në SHBA, ndërsa vitin e kaluar ajo mori pjesë edhe në një nga sukseset më të mëdha komerciale filmike të viteve të fundit, filmin Barbie, ku ajo luajti sirenën dhe këndoi një nga këngët më të rëndësishme nga kolona zanore.

Ndërkohë, ajo u shfaq edhe në filmin Argylle, ndërsa vazhdon të nxjerrë këngë nga albumi i saj i tretë radhazi, i titulluar Optimizmi Radikal. Ylli shqiptar me famë botërore beson plotësisht në fuqinë e manifestimit dhe gjithmonë deklaron synimin e saj për të arritur qëllime specifike.

“Manifestimi është i rëndësishëm për mua…Asgjë nuk është aq e madhe. Gjithmonë kam planifikuar për të ardhmen. Edhe pse ka surpriza, gjithmonë ka një qëllim më të madh”, thotë këngëtarja shqiptare.

Përtej këndimit dhe aktrimit, Dua Lipa është përfshirë edhe në media, duke krijuar një nga podkastet më të mira të vitit 2022, sipas Spotify.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco