Një listë sugjerimesh me emra të lezetshëm për bebet që do të lindin këtë pranverë

Një listë sugjerimesh me emra të lezetshëm për bebet që do të lindin këtë pranverë

16:23, 12/04/2024
A+ Aa A-

Tendencat e emrave janë sa të larmishme, aq edhe të veçanta sepse prindërit janë të prirur të mos bëjnë zgjedhje të rastësishme, sidomos kur vjen puna tek identiteti i ardhshëm i foshnjës së tyre. Colleen Slagen, konsulete për emrat e foshnjave, thotë se këtë vit emrat e rinj, modern dhe të bukur kanë marrë shumë vëmendje.

Emra të frymëzuar nga natyra e stina ku jemi, si për djem apo vajza, janë rikthyer për të qëndruar gjatë gjithë 2024-ës.

Tre emra për djem:

1. Rhodos

Mbiemrat janë në modë, por duke u shtuar një “s” në fund marrin trajtën edhe të emrit, ndaj këto opsione me “s” në fund janë sa unike aq edhe të veçanta.

2. August

Ky emër do të hyjë në top 100 këtë vit. Është tërheqës, ka tingull unik dhe mbi të gjitha modern.

3. Cal

Nofkat do jenë të preferuarat e prindërve këtë vit, ndaj një pseudonim i tillë, i shkurtër dhe i thjeshtë mund të jetë një zgjedhje.

Tre emra për vajza:

1. Margot

Ndërsa “Barbie” mund të mos kthehet më në kinema, nuk mund të mohohet që ky ka qenë viti i aktores Margot Robbie. Përtej ndikimin që filmi pati në jetën e njerëzve, ky emër do të jetë një ndër zgjedhjet kryesore të emrave për vajza për 2024-ën.

2. Esti

Emra si Esther dhe Estel renditen te më të mirët, por Esti është një tjetër zgjedhje e veçantë për prindërit që duan një emër cool për vajzën e tyre.

3. Scottie

Prindërit po ndihen gjithnjë e më rehat me emrat neutralë, pavarësisht gjinisë, ndaj Scottie renditet në krye të listës për emrat më të preferuarve për goca, por pse jo edhe për djem.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco