Lady Gaga ndez thashethemet se mund të jetë fejuar?

Lady Gaga ndez thashethemet se mund të jetë fejuar?

11:11, 10/04/2024
A+ Aa A-

Duket se këngëtarja e famshme ndërkombëtare, Lady Gaga, i ka dhënë fund beqarisë.

Ikona e muzikës sapo u pa teksa vizitonte një mik në Hollyëoodin Perëndimor kur paparacët shkrepën foto që kapën një diamant vërtet gjigant në atë gisht – gjë që padyshim ka ndezur spekulime se ajo dhe Michael Polansky mund të jenë fejuar.

Në rast se keni harruar plotësisht se Gaga ishte edhe në një lidhje, ajo dhe Michael nisën romancën në 2019. Dyshja më pas u panë së bashkë në “Super Boël” të vitit 2020 dhe një burim tha se Gaga, ‘ishte e çmendur pas tij’.

Image

Gjithsesi, kishte disa thashetheme se çifti u nda në vitin 2022, por që u shfaqën një vit më vonë bashkë në një nga koncertet e Katy Perry.

Për momentin, Gaga nuk ka thënë asgjë për unazën e saj të re apo nëse ka bërë një ndryshim në këtë marrëdhënie.

Lady këtë periudhë ka qenë më shumë e fokuar në “Joker2”, në xhirimet me Joaquin Phoenix.

Gaga iu bashkua kastit të vazhdimit si Harley Quinn në vitin 2022, kur regjisori Todd Phillips njoftoi se do të ishte një muzikal.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco