Gwen Stefani pranon se ështe penduar që vendosi karrierën para fëmijëve

Gwen Stefani pranon se ështe penduar që vendosi karrierën para fëmijëve

09:15, 10/04/2024
A+ Aa A-

Gwen Stefani pranon se duhet të kishte bërë një pushim nga karriera teksa rriste fëmijët e saj. Duke folur për revistën “Nylon”, ku këngëtarja ka qenë në kopertinën e sezonit pranverë-verë, ajo zbuloi se duhet të kishte qëndruar me familjen e saj, në kohën e famës që gëzoi nga kënga “No Doubt”.

“Në atë periudhë po mundohesha të bëja të lumtur anëtarët e bandës sime”, tha ajo, dhe vazhdoi duke shpjeguar se çdo herë që i duhej të largohej dhe të merrej me krijimin e muzikës dhe nëse nuk kthehej në shtëpi me një këngë i dukej vetja “dështake”.

“Thoja me vete: “As sot nuk arrita të ha darkë me familjen, as nuk shkrova. Iku një ditë e jetës sime kot”, rrëfen më tej Stefani.

Këngëtarja tregoi se lindja e fëmijëve e la për pak kohë të tmerruar, pa kreativitet dhe të bllokuar, teksa kishte një tur muzikor në punë. Aktualisht, ajo nuk ka marrëdhënie të mira me gjithë ish-kolegët e bandës së saj prej asaj periudhe me vështirësi.

Gwen është e martuar me Blake Shelton. Ajo ka tre fëmijë, Kingston 17 vjeç, Zuma 15 vjeç dhe Apollo 10 vjeç me ish bashkëshortin, Gavin Rossdale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco