I ka ndryshuar zëri? Të pathënat e Shakirës pas shtatzënisë

I ka ndryshuar zëri? Të pathënat e Shakirës pas shtatzënisë

09:45, 09/04/2024
A+ Aa A-

Ylli kolumbian, Shakira ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Hot Ones” ku ka treguar disa probleme që i janë shfaqur pas shtatzënisë. Siç tregon ajo pas lindjes, zëri i saj ndryshoi dhe u bë më i trashë dhe më i plotë.

Vura re që pas shtatzënive zëri im u bë më i trashë, më i plotë. Unë kam evoluar si grua, si person, intelekti im ka evoluar”, tha ajo. 

 

Shakira, megjithatë, mendoi se ndoshta ndryshimet vokale ishin të duhurat. Ylli i muzikës ka dy djem nga martesa me ish-partnerin, ish-futbollistin Gerard Pique, Milan, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeçe. Ajo u nda nga futbollisti Pique në vitin 2022 dhe rrëfeu se tani ndihet më e lirë.

Gjatë intervistës së Zane Lowe, ajo tha: “Në një farë mënyre është mirë të mos kesh burrë sepse po më tërhiqte zvarrë. Tani më vjen të punoj, më pëlqen të shkruaj këngë, më pëlqen të bëj muzikë, është thjesht një nevojë kompulsive që nuk e kam pasur më parë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco