20 vjet bashkë, aktorët e njohur i japin fund martesës!

20 vjet bashkë, aktorët e njohur i japin fund martesës!

09:38, 09/04/2024
A+ Aa A-

Pas 20 vitesh martese, aktorët e njohur Sacha Baron Cohen dhe Isla Fisher njoftuan se kane nisur procedurat e divorcit.

Vendimin për t’i dhënë fund martesës, dyshja e percolli përmes një postimi në Instagram, duke shtuar se ndarja ne fakt ka nisur vitin e kaluar.

Image

Krahas një fotoje ku u shfaqën me veshje tenisi, ata shkruanin me doza humori: Pas një ndeshjeje të gjatë që zgjati mbi dy dekada, më në fund po i hedhim raketat tona të tenisit.

Image

Më tej, në postimin e publikuar nga Baron Cohen dhe Fisher në Instagram, ata thanë se gjithmonë e kanë pasur prioritet privatësinë e tyre dhe kanë punuar në heshtje për ndryshimin në jetën e tyre. “Ne gjithmonë e kemi pasur prioritet privatësinë tonë dhe kemi punuar në heshtje për këtë ndryshim. Ndajmë përkushtimin dhe dashurinë për fëmijët tanë", ishte mesazhi i dyshes se famshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco