Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare, diskutohet rezoluta anti-korrupsion

'Krisja e marrëdhënies me Argjirën', sqarohet Graciano

'Krisja e marrëdhënies me Argjirën', sqarohet Graciano

09:36, 09/04/2024
A+ Aa A-

Pak kohë më parë Graciano Tagani është bërë përsëri pjesë e formatit të ‘BBV3’.

Gjatë qëndrimit të tij muajve të kaluar në shtëpi, ai pati një mbështetje të madhe prej partneres së tij, Argjirës.

 

Mirëpo tani që është përsëri pjesë e formatit nuk kemi parë asnjë postim mbështetës prej Argjirës për Gracianon, por as ky i fundit nuk e ka përmendur asnjëherë atë deri pak momente më parë.

Kjo gjë ngriti shumë dyshime teksa të gjithë aludonin për një krisje në marrëdhënien e dyshes.

Teksa qëndronte me një pjesë të banorëve, Graciano ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me marrëdhënien që ka me Argjirën duke thënë: ‘S’jam martuar. Jemi njohur përpara 6 vitesh, edhe kaq… Nuk dua ta prek shumë por di të të them vetëm kaq, për mua është një nga gjërat më të rëndësishme në jetë dhe më ka ndryshuar jeta. Jemi gjithçka!’- shprehet Graciano i prekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco