Kërkesa për të paraqitur fotot intime të Michael Jackson: Shpallet vendimi i gjykatës

Kërkesa për të paraqitur fotot intime të Michael Jackson: Shpallet vendimi i gjykatës

11:13, 05/04/2024
A+ Aa A-

Kompania e produksionit të Michael Jackson i ka kërkuar gjykatës të refuzojë kërkesën e paarsyshme të Robson dhe James Safechuck për të pasur akses në fotografitë intime të gjenetaleve të të ndjerit.

MJJ Productions u shpreh se dokumentet shumë të ndjeshme janë vulosur tashmë nga gjykata superiore e Santa Barbara për të mos u hapur më dhe sipas tyre, shkelja e këtij vendimi për materiale kaq intime është e paprecedentë.

Image

Sipas kërkesës që kanë bërë Robson dhe James Safechuck, materialet në fjalë janë marrë në 1993-shin në të njëjtën kohë kur ngrihen akuzat e abuzimit seksual ndaj të miturëve.

Avokatët e Jackson janë të bindur se nuk ka arsye legjitime për t’u zbatuar kërkesa e paditësve. Personat që kanë akuzuar Jackson për abuzim seksual janë të bindur se materialet intime do ndihmojnë në zhvillimin e çështjes së tyre.

Image

Kujtojmë se Robson ngriti padi pë Jackson në 2013-ën, ndërsa Safechuck, një vit më vonë. Të dy u shfaqën edhe në dokumentarin dedikuar abuzimeve seksuale të Michael Jackson, “Leaving Neverland”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco