Frymëzuar nga Jennifer Aniston: Pantallonat më praktike (me shumë gjasa) i ke në dollap

Frymëzuar nga Jennifer Aniston: Pantallonat më praktike (me shumë gjasa) i ke në dollap

10:26, 02/04/2024
A+ Aa A-

Le ta pranojmë që fundet apo fustanet nuk janë gjithnjë zgjidhja më praktike për gratë!

Sidomos, gjatë periudhës tranzitore të stinëve, shpesh pantallonat janë alternativa më e thjeshtë për të qenë komodë në çdo angazhim të përditshëm.

Jennifer Aniston mund të jetë shembulli më i mirë për këtë pasi dha një ide kombinimi që mund të jetë “shpëtimtarja” juaj në rastet kur jeni në dyshime se çfarë të vishni. Aktorja u fotografua në New York e veshur me një pallto leshi.

Poshtë palltos, Jennifer kishte veshur një këmishë të zezë dhe pantallona në po të njëjtën ngjyrë, por të çara anash. Duket se ky model pantallonash do jetë fiksimi i radhës përgjatë këtij sezoni.

Foto Galeri: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco