Mesa duket, blush-i aplikohet në varësi të moshës

Mesa duket, blush-i aplikohet në varësi të moshës

09:20, 02/04/2024
A+ Aa A-

Jo shumë trende TikTok-u arrijnë të zënë vend në faqet e Vogue, sidomos kur bëhet fjalë për grimin, por ky rast bën përjashtim, sepse revista e mirënjohur ka marrë në rrjetin social mënyrën e duhur se si mund të realizohet blush-i (nga gratë 40 vjeç e lart).

Artistja e grimit Mia Hawkswell, e cila njihet si personi që ka punuar me Pamela Anderson dhe Rose Byrne, krijon video dedikuar pikërisht zonjave.

Ajo zbulon se në një pikë, grimi nuk mund të aplikohet më njësoj si në rini sidomos kur pesha e moshës fillon të ndihet në lëkurë.

Image

Sipas Hawkswell metoda tradicionale me aplikimin në mollëza, nuk duket aq mirë, pasi në një pikë, ajo pjesë e lëkurës nis të humbasë elasticitetin.

Ndaj, grimieria thotë se blush-i duhet aplikuar si fillim poshtë syve dhe më pas mbi pjesën e sipërme të mollëzave. Nëse përdor kontur duhet të vendosësh edhe pak pranë konturit. Kështu, efekti i saj do e bëj fytyrën të duket e gjallë dhe e plotësuar.

Për më shumë qartësi shiko videon më tej:

@itsmemiamakeup Dos and donts… its natural we need to reevaluate each decade.. lets work againt gravity to lift and soften w our new techniques. Let me know if this makes sense…🥰 #over45 #over40club #makeup #miamakeup #antiagingmakeup ♬ Just Be True - Musik Relaksasi ID

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco