'Pse të flas kur ti më injoron mua?'/ Françeska debaton me Romeon

'Pse të flas kur ti më injoron mua?'/ Françeska debaton me Romeon

21:42, 28/02/2024
A+ Aa A-

Shoqëria e Heidit me Françeskën supozohet se ka krijuar një keqkuptim me Romeon dhe çifti po kalojnë ditë jo fort të lehta brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Ashtu si në spektaklin e djeshëm edhe këtë mbrëmje tre banorët kanë debatuar me njëri-tjetrin.

Romeo vazhdon të mendojë se qëllimi i Françeskës është t’i ndajë ose të marrë vëmendje prej tyre duke u sjellë si shoqja e Heidit.

Kjo e fundit gjithashtu e ka humbur besimin tek banorja e re dhe ka refuzuar të shoqërohet me të në ditët në vijim. Sot Romeo ka dashur një moment sqarimi por Françeska i ka thënë se nuk do t’i flasë për sa kohë ai nuk merr parasysh mendimin e saj.

Biseda e plotë në videon më poshtë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco