'Mbajeni gjithçka brenda mureve të shtëpisë tuaj'/ Gazetarët reagojnë ashpër ndaj Chiara Ferragnit dhe Fedez

'Mbajeni gjithçka brenda mureve të shtëpisë tuaj'/ Gazetarët reagojnë ashpër ndaj Chiara Ferragnit dhe Fedez

11:14, 26/02/2024
A+ Aa A-

Duket se Chiara dhe Fedez nuk po shpëtojnë dot nga kriza me gazetarët dhe mediat, në lidhje me dinamikat e fundit.

Raportimet e fundit e kanë vendosur theksin tek ndarja e çiftit por Fedez ka kerkuar që gazetarët të qëndrojnë larg ngjarjeve që nuk i përkasin askujt tjetër, jashtë mureve të shtëpisë së tyre.

Image

Kjo deklaratë, e ardhur nga personazhet më me ndikim në Itali dhe më tej, ka shkaktuar reagime të ashpra dhe statuse ironike nga gazetarë të njohur.

“Nëse është kështu, atëherë mbajeni gjithçka brenda mureve të shtëpisë. Duhet të jeni konsistent me gjërat që keni bërë, me atë që ju jeni bërë të pasur.

Prej 10 vitesh raportoni gjithçka që ju ndodh përmes rrjeteve sociale. Kjo është e vetmja botë në të cilën ‘ekzistoni’ dhe në të cilën ‘duhet të shuheni’ vazhdimisht.” - ka shprehur gazetari italian.

Image

Me pak fjalë, ndërruan gjithçka mbi ekspozimin e jetës në rrjete sociale, sot i kërkojnë medias të qëndrojë larg.

Megjithëse kanë paguar ekspertë dhe konsulentë për komunikimin dhe daljen nga kriza, asgjë nuk po funksionon për Ferragnez.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco