Me disa kilogramë më shumë, Al Pacino fotografohet me të dashurën 53 vjet më të re

Me disa kilogramë më shumë, Al Pacino fotografohet me të dashurën 53 vjet më të re

09:25, 26/02/2024
A+ Aa A-

Aktori i njohur hollivudian dhe partnerja e tij 53-vjeç më e vogël, Noor Alfallah, janë fotografuar së bashku në Beverly Hills dhe duket se çifti i ka zgjidhur problemet që lindën në lidhje pas lindjes së fëmijës së tyre të parë së bashku.

Në fotot e publikuara ekskluzivisht nga Page Six, Pacino dhe Nooe shiheshin duke lënë një darkë intime në E. Baldi në Beverly Hills.

Alfallah u ul në sediljen e shoferit, ndërsa Pacino zuri vendin e pasagjerit pas takimit të përbashkët dhe u nisën në drejtim të panjohur.

Aktori duket i panjohur në fotot e fundit.

Image

Duket se ka shtuar disa kilogramë më tepër dhe përshtypjen e përgjithshme nuk e kanë përmirësuar as flokët e shprishur dhe rrobat e gjera.

“Unë nuk do ta quaja këtë një takim. Duket më shumë se ajo e mori atë për një shëtitje”, bëri shaka një përdorues i Twitter.

Është hera e parë që Pacino dhe Alfallah – të cilët mirëpritën djalin Romano në qershor 2023 – janë parë së bashku që nga përfundimi i betejës së tyre për kujdestarinë katër muaj më parë. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco