Soni Malaj: Përmes bashkëpunimit me Jowell, synoj tregun ndërkombëtar!

Soni Malaj: Përmes bashkëpunimit me Jowell, synoj tregun ndërkombëtar!

08:54, 26/02/2024
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, u bë publik lajmi se këngëtarja shqiptare Soni Malaj do të vi në një bashkëpunim me këngëtarin latin Jowell.

Siç u bë e ditur në “Instagramin” e këngëtares së hitit “Shpirti Binjak”, kënga më e re me titull “En La Intimidad” është xhiruar në Shqipëri dhe klipi pritet të publikohet së shpejti.

Në një bisedë telefonike për emisionin “Pop Culture”, Soni zbuloi se tashmë po synon të arrijë tregun ndërkombëtar përmes bashkëpunimeve me këngëtarin latin.

“Tashmë kam nisur një rrugëtim të ri artistik, që erdhi papritur në jetën time. Jam shumë e emocionuar sepse po eksperimentoj në një treg ndryshe. Bashkëpunimi ndodhi në mënyrë të rastësishme, nuk është se unë kam kërkuar diçka. Ishin shtëpitë diskografike që e bënë të gjithë këtë. Në fakt me Jowell kam tre bashkëpunime, ku dy do të jenë në frengjisht, pasi unë e flas shumë mirë gjuhën frënge” – tregoi Soni Malaj për emisionin “Pop Culture”.

Për këngëtaren Soni Malaj, “En La Intimidad” ishte kënga më e vështirë për të cilën ajo ka punuar në karrierën e saj muzikore.

“Nuk ka qënë e thjeshtë! Është një këngë shumë e thjeshtë  kur e mendon, por ka qënë kënga më e komplikuar e jetës sime, pasi vetëm në anën teknike, mund ta kem inçizuar mbi 5 ose 6 herë. Për një sekuencë të vogël që nuk ishte baraz me tregun ndërkombëtar, më kërkonin ta përpunoja sërish” – tha këngëtarja shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco