‘Body shaming nuk tolerohet’/ Reagimi i prerë i Ledionit

‘Body shaming nuk tolerohet’/ Reagimi i prerë i Ledionit

23:13, 24/02/2024
A+ Aa A-

Një koment i Eglës për trupin e Françeskës ka krijuar debat në shtëpi mes dy banoreve. Ky diskutim lidhur me këtë çështje krijoji përsëri debat gjatë ‘Prime-t’ të sotëm dhe mori një vëmendje të një publiku të gjerë.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe moderatori Ledion Liço i cili pasi kritikoi banorët dha dhe një mesazh tepër të fortë: 

‘Egla dhe të gjithë të tjerët duhet ta kuptojnë që ‘body shaming’ nuk është e lejueshme. Ky mesazh është shumë i rëndësishëm. Kuptoje rëndësinë e gjësë. Po jepni mesazhe për miliona njerëz.Nuk dua të dëgjoj çfarë komenti keni për të thënë. Njerëzit kuptojnë të gjithë situatën dhe shpesh herë keqkuptojnë çfarë thuhet aty brenda. Nuk besoj se aty brenda thuhen gjërat me qëllim bullizmin, por ju duhet të kuptoni rëndësinë e mesazheve që jepni. Mesazhet që jepni shkojnë përtej lojës dhe duhet ta mendoni këtë. Numëroni deri në 10 para se të thoni diçka. Jemi në vitin 2024 dhe flasim akoma ke vënë bark apo jo’- u shpreh Ledioni. 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco