Jennifer Aniston ju frymëzon të blini direkt një fustan të zi

Jennifer Aniston ju frymëzon të blini direkt një fustan të zi

09:38, 24/02/2024
A+ Aa A-

Kur bëhet fjalë për gjetjen e një fustani të zi, Jennifer Aniston është “mbretëresha” e kësaj zgjedhjeje! Ndër vite, aktorja e njohur ka provuar në jo pak raste se nuk i ndahet këtij versioni fustani. Pak rëndësi ka materiali, prej mëndafshi, lëkure, i gjatë apo i shkurtër, në versionin modern apo elegant, Aniston është mjeshtre e gjetjes së fustanit të duhur të zi për çdo rast.

Gjithçka nisi në vitin 2000 kur ajo mori pjesë në festën e Oscar-it të Vanity Fair me një fustan të shkurtër, të ngjitur pas trupit, ndërsa në vitin 2017-të ajo zgjodhi sërish një fustan të zi të gjatë, por me një çarë të theksuar.

Në Çmimet People's Choice në Los Angeles në shkurt të këtij viti, Aniston sërish zgjodhi lloj fustani, por këtë herë pa rripa dhe që zbulon shpatullat.

Momentet më të mira të Jennifer Aniston me fustanet e saj të zeza janë si më poshtë:

Image

Image

Image

Image

Image

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco