FOTO/ Ja cila është lidhja e Ilnisës me Dritëro Agollin

FOTO/ Ja cila është lidhja e Ilnisës me Dritëro Agollin

22:12, 22/02/2024
A+ Aa A-

Siç e kemi parë Ilnisa, konkurrente në ‘BBV3’ shpeshherë ka folur dhe kudo është përfolur se gazetarja e ka xhaxha poetin e njohur, Dritëro Agollin. Vëllai i saj, në një intervistë për “Top Albania Radio” ka treguar lidhjen e vërtetë mes poetit dhe familjes së tij.

I pyetur nga Elona Duro për këtë tematikë kaq të diskutuar, Kevi Agolli u shpreh:

“Për t’i rënë shkurt, edhe pse është pak e ngatërruar si histori, prindërit tanë dhe Dritëroi janë në parim kushërinj, pasi gjyshërit e mi nga ana e babait dhe Dritëroi ishin dy vëllezër që u martuan me dy motra”.

“Ilnisa ka një afrimitet me të, jo vetëm të trashëguar nga ana e letërsisë dhe e penës, por edhe nga pjesa tjetër, pasi është njëfarë soj xhaxhai”, duke shtuar se Dritëroi dhe prindërit e tij kanë qenë të afërt dhe se ata i janë referuar poetit si “xhaxhai”. Kevi u shpreh edhe se Dritëroi i ka konsideruar si nipër dhe mbesa e saktësoi se janë kushërinj të dytë.

Si përfundim, Ilnisa nuk e ka xhaxha bioligjik Dritëroin, por ndihet sikur e ka të tillë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco