Ronaldo shfaq fizikun muskuloz, shumë shpejt do ta ketë një konkurrent të fortë – djalin e tij

Ronaldo shfaq fizikun muskuloz, shumë shpejt do ta ketë një konkurrent të fortë – djalin e tij

16:13, 22/02/2024
A+ Aa A-

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka publikuar një fotografi në Instagram duke ushtruar në palestër me djalin e tij, Ronaldo Jr. Të mërkurën mbrëma, Ronaldo shënoi golin e tij të 27-të të sezonit, dhe ekipi ku ai luan tani Al-Nassr kaloi në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve të Azisë, me një fitore të përgjithshme 3-0 ndaj Al-Fayha, shkruan DailyMail.

Tani, të enjten në mëngjes, Ronaldo ndau një foto të tij pas një seanceje stërvitje në palestër bashkë me djalin e tij.

Image

Siç duket, futbollisti portugez paska një konkurrent të ri duke parë fizikun muskuloz të djalit të tij më të madh Ronaldo Junior.

Dyshja pozuan të buzëqeshur dhe prapavija aty tregon se të dy ushtronin në një palestër private.

Ronaldo Jr. me të vërtetë ka tiparet e të atit dhe kjo fotografi nuk e vërteton të kundërtën. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco