Fajtor për dhunim seksual, ja me sa vite burg u dënua Dani Alves

Fajtor për dhunim seksual, ja me sa vite burg u dënua Dani Alves

13:27, 22/02/2024
A+ Aa A-

Ylli brazilian i futbollit Dani Alves është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj një vajze në një klub nate të Barcelonës. Ky është vendimi i një trupi gjykues prej tre gjyqtarësh duke e dënuar ish-futbollistin me katër vjet e gjashtë muaj burg dhe urdhëroi që ai të paguante 150,000 euro për viktimën.

Braziliani u arrestua në janar të vitit të kaluar dhe që atëherë është mbajtur në paraburgim.

Gjykata tha se është provuar se viktima nuk ka dhënë pëlqimin dhe se ka prova, përveç dëshmisë së saj, për ta cilësuar aksin si dhunim seksual. Ndërsa gjatë procesit Alves kishte thënë se çdo gjë kishte ndodhur me pëlqimin e vajzës.

Rasti ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme jo vetëm për shkak të profilit të Alves, por sepse dhuna gjinore është bërë një temë gjithnjë e më dominuese në diskursin publik të Spanjës.

Është një nga gjyqet e profilit të lartë në Spanjë që kur një ligj i miratuar në 2022 e bëri pëlqimin një element kyç në rastet e sulmeve seksuale dhe rriti kohën minimale të burgut për sulmet që përfshijnë dhunë. Dënimi maksimal është deri në 15 vite burgim.

Dani Alves është një prej futbollistëve me më shumë tituj në karrierë. Ai ka fituar 42 trofe gjatë si lojtar, duke përfshirë tre Champions League me Barcelonën dhe dy Copa America me Brazilin. Ai ishte pjesë e kombëtares së Brazilit në Kupën e tij të tretë të Botës në Katar në 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco