Pa prisni pak! Capital T sapo na zbuloi se është ndarë nga Adrola?

Pa prisni pak! Capital T sapo na zbuloi se është ndarë nga Adrola?

11:07, 22/02/2024
A+ Aa A-

Prej kohësh është përfolur për një romancë mes reperit Capital T dhe modeles së njohur Adrola Dushit, megjithatë nuk i pamë kurrë të dalin publikisht si çift.

Dyshja kanë qenë shumë diskretë në detajet që mund të çojnë zbulimin e lidhjes, edhe pse shumë shpejt romanca e tyre u mësua nga burime të afërta. Nuk mund ta quajmë rastësi, praninë e modeles në çdo koncert që reperi mbante.

Megjithatë duket se në një mënyrë ose tjetër ky i fundit na ka treguar se gjërat nuk janë më njësoj. Në një postim në TikTok ku shfaqet i shtrirë, Capital T shkruan:

“Si fle unë, kur e di që jam single dhe askush nuk më tradhton”, shkruan ai përbri videos dhe të gjithëve na shkoi mendja për një krizë ose ndarje nga modelja e njohur.

@trimkapo Kush e shkrun ni caption ma hajgare e fiton ni repost me tag ? #capitalt #shqiptaretneperbote??? #jokes #kosovatiktok #hajgareshqip ♬ original sound - Capital T

Me siguri, rrjetet e tyre sociale tashmë do të jenë në ‘lupën’ e ndjekësve për të mësuar sesi qëndron e vërteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco