Jennifer Aniston i bashkohet trendit më cool të thonjve

Jennifer Aniston i bashkohet trendit më cool të thonjve

16:25, 21/02/2024
A+ Aa A-

Pasi risolli modelin e famshme të flokëve të Rachel, personazhit të famshëm që ajo interpretoi në serialin “Friends”, tani është radha e një tjetër tendence.

Mjaftoi eventi i "People’s Choice Award" që njerëzit të fiksoheshin pas manikyrit të Jennifer Aniston, ndërsa veshja e zezë dhe flokët me onde ishin një tjetër gjetje nga ana e aktores. Ajo zgjodhi t’i mbajë thonjtë në një formë shumë pranë natyrales, pra katrorë dhe të shkurtër, por vëmendjen duket se e mori nuanca.

Image

Tonet e së kuqes së thellë në kafe dhe shumë shkëlqim, sollën gati një version gotik që duket se do të jenë në modë këtë sezon.

Artistja e thonjve, Shigeko Taylor, thotë se aktorja shpesh zgjedh tonet e neutrale ose nude për thonjtë, por nëse do të përcjellë një mesazh të caktuar, Aniston ndryshon qasje duke dalluar me një tjetër stil apo trend.

Nuanca e së kuqes në kafe të theksuar, por me shumë shkëlqim është ajo që ju duhet për të qenë IN me trendet e thonjve që do të dominojnë këtë sezon.

Image

E kuqja e theksuar në kafe është një sinjal për fat të mirë? Ku i dihet! Ndoshta, aktorja këtë ka pasur në mendje kur e ka zgjedhur si nuancë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco