Një fanse 16-vjeçare e Taylor Swift humb jetën rrugës për në koncertin e saj!

Një fanse 16-vjeçare e Taylor Swift humb jetën rrugës për në koncertin e saj!

13:41, 19/02/2024
A+ Aa A-

Një fanse 16-vjeçare e Taylor Swift u vra në një aksident automobilistik të enjten, ndërsa ajo ishte duke shkuar për në koncertin e Swift-it në Melburn, Australi. Mieka Pokarier po udhëtonte me nënën e saj, Kim, dhe motrën 10-vjeçare Freya kur u godit nga një gjysmë kamion, raportoi TMZ të shtunën.

Nga përplasja mbetën të plagosur të tre pasagjerët, përveç drejtuesit të gjysmë kamionit, por fatale rezultuan vetëm lëndimet e Mieka. Ajo u shpall e vdekur nga urgjenca që mbërritën në vendngjarje, ndërsa Freya u transportua me helikopter në Spitalin Westmead të Sidneit në gjendje kritike.

Image

Nëna e tyre u trajtua për lëndime të lehta dhe u dërgua në një spital lokal, ndërsa drejtuesi i kamionit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur publikisht, gjithashtu u dërgua në spital në gjendje të qëndrueshme.

Deri më tani, askush nuk është paditur për aksidentin dhe policia po vijon hetimet për ngjarjen. Një faqe GoFundMe është krijuar nga kumbara e motrave, Karleigh Fox, për të ndihmuar në mbështetjen e familjes dhe për të mbuluar shpenzimet e tyre mjekësore. Që nga e shtuna në mbrëmje, mbledhja e fondeve kishte sjellë më shumë se 31 000 dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco