Usher shpjegon se pse ‘tradhtoi’ Justin Timberlake për Justin Bieber

Usher shpjegon se pse ‘tradhtoi’ Justin Timberlake për Justin Bieber

09:05, 19/02/2024
A+ Aa A-

Usher pranon se ai dhe Justin Timberlake dikur dolën kundër Justin Bieber.

Në një intervistë të re, këngëtari i R&B kujtoi kur ai dhe anëtari i *NSYNC donin të nënshkruanin me yllin e panjohur të popit në atë kohë një kontratë regjistrimi në fillim të viteve 2000. Këngëtari tha për People:

Kur të jeni në majë të karrierës suaj, disa nga gjërat më të mëdha do t’ju prezantohen dhe mendoj se ishte menjëherë pas albumit tim ‘Confessions’ kur u njoha me Justin Bieber dhe Scooter Braun. I paraqita Scooter-it një ofertë që më dukej sikur nuk mund t’i rezistonte. Ne ndërtuam një miqësi, por kjo padyshim që do të krijonte një partneritet që do të na përfshinte përgjithmonë dhe ishte paksa një luftë ofertash mes meje dhe Justin Timberlake.

Usher përfundimisht fitoi kundër Timberlake dhe nënshkroi me Bieber dhe kompaninë e përbashkët diskografike të tij dhe Scooter Braun, Raymond Braun Media Group, në vitin 2008.

Usher la të kuptohej se nuk ka hatërmbetje mes tij dhe Timberlake, megjithatë, ai vuri në dukje se ai “gjithmonë donte të bënte një album” me këngëtarin me të cilin është krahasuar shpesh ndër vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco