Beyoncé zbulon datën e publikimit të albumit të ri

Beyoncé zbulon datën e publikimit të albumit të ri

15:29, 12/02/2024
A+ Aa A-

Beyonce ka zbuluar të dielën e 11 shkurtit se do të publikojë shumë shpejt albumin e saj të ri. Data 29 mars është zyrtarisht momenti kur do publikohet akti i dytë i “Renaissance”.

Image

Si hap të parë për të arritur tek ai moment, Beyoncé publikoi dy këngëve, pikërisht dje. “Texas Hold ‘Em” dhe orkestralia e “16 Carriages”, të cilat u transmetuan për herë të parë gjatë Super Bowl, ku Beyoncé, me bashkëshortin Jay-Z, të bijën Blue Ivy dhe djalin Rumi, ishin të pranishëm.

Image

Beyoncé e lançoi edhe në Instagram albumin me postimin e disa fotove dhe videove ngacmuese ku shihet e veshur me stil country, njësoj si tematika kryesore që ka albumi. Lajmi u bë publik pasi ajo u shfaq në një reklamë gjatë Super Bowl.

Fansat e kanë pritur me padurim këtë moment, sidomos pas albumit të parë që e bëri Beyoncé fituese të 32 Grammys dhe artisten më të vlerësuar me këtë çmim në histori.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco