Kate Winslet thotë se fama që mori nga filmi 'Titanic' ishte e tmerrshme

Kate Winslet thotë se fama që mori nga filmi 'Titanic' ishte e tmerrshme

13:24, 12/02/2024
A+ Aa A-

Me gjithë të mirat që i solli eksperienca si protagoniste në “Titanic”, Kate Winslet ka pranuar se ka pasur edhe moment të këqija.

Image

48-vjeçarja u shfaq në kopertinën e fundit të “PORTER” ku ka kujtuar ndjesinë e parehatisë që i erdhi pas publikimit të tragjedisë romantike më të njohur në botë.

“U ndjeva sikur duhet të dukesha në një mënyrë të caktuar, sikur duhet të isha ajo që donin të tjerët dhe sidomos për shkak të ndërhyrjes së tepërt të mediave në atë kohë, ndihesha sikur kisha një jetë të palumtur”, u shpreh ajo.

Image

“Gazetarët më thonin gjithmonë se pavarësisht famës që mora nga “Titanic” dhe mundësisë për të bërë çdo gjë, unë zgjodha të bëj gjëra të vogla. Atë zgjedhje e bëra pikërisht sepse fama ishte e tmerrshme”, shpjegoi me tej aktorja.

Megjithatë, Kate pranon se bashkë me këto siklete, ajo është e lumtur që ky film vazhdon të emocionojë njerëzit. “I vetmi moment që më duhet të fshihem patjetër është kur jam në një varkë diku”, e mbylli me shaka fjalën fituesja e Academy Award.

Image

Hera e parë që Winslet pranoi të flasë për “Titanic” pas kaq shumë vitesh nga lançimi ishte në 2021-shin kur pranoi se ajo periudhë e futi në situatë mbrojtjeje dhe u ndje shumë e bullizuar nga mediat britanike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco