Nga Taylor Swift te Beyoncé: Ja çfarë veshën yjet në Super Bowl

Nga Taylor Swift te Beyoncé: Ja çfarë veshën yjet në Super Bowl

13:09, 12/02/2024
A+ Aa A-

Le ta nisim me kryefjalën e mbrëmjes, Taylor Swift ka treguar së fundmi se është qendra e vëmendjes në çdo event sportiv ku luan partneri i saj Travis.

Image

Këngëtarja u komentua ndër të tjera edhe për veshjen e saj e cila në total sipas mediave kap vlerën e 50.000 dollarëve, bashkë me bizhuteritë. Taylor kishte veshur një korse te Dion Lee, një xhaketë sportive me zinxhir të Erin Andrews dhe xhinse të markës Area.

Image

Varësja e saj me numrin “87” kushton 4.250 dollarë, ndërsa varësja-chocker 7,500 dollarë. Unaza rubin thuhet se mban vlerën 3,210 dollarëve, ndërsa aksesori më i shtrenjtë ishte byzylyku me vlerë 19,950 dollarë që ishte krijuar për të. Buzëkuqi i kuq nuk mungoi as këtë herë.

Hailey Bieber u komentua shumë për pallton me lëkurë leopardi, kombinuar me xhinse të drejta, bluzë të bardhë dhe taka të kuqe. Me këtë rast Hailey i prezantoi botës edhe ndryshimin në pamje me flokët brune.

Image

Ariana Grande dhe Cynthia Erivo u veshën më fustan-xhaketë sportive të personalizuar, me shumë xixa dhe shkëlqim, si një mënyrë për t’u kujtuar të gjithëve se filmi i tyre “Wicked” po vjen.

Image

Post Malone performoi një këngë dedikuar Amerikës dhe u shfaq i veshur me xhaketë kadife, këmishë dhe xhinse.

Image

Lady Gaga ishte veshur sportive siç i takon eventit, por ra në sy për detajet e gurëve, me të cilat kishte vënë në dukje në gjithë pjesën e syve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco