Dua Lipa si një sirenë deti pas nominimit për 'Golden Globes', këngëtarja publikon foto nga seti fotografik

Dua Lipa si një sirenë deti pas nominimit për 'Golden Globes', këngëtarja publikon foto nga seti fotografik

11:11, 13/12/2023
A+ Aa A-

Dua Lipa ka bërë një postim, me rastin e nominimit për “Golden Globe”, për këngën e saj “Dance the Night” në filmin “Barbie”.

Këngëtarja performoi një nga këngët për filmin e shumëpërfolur të Greta Gerwig, me Margot Robbie dhe Ryan Gosling. Filmi për kukullën e famshme të Mattel arriti të marrë gjithsej nëntë nominime për çmimet Golden Globe këtë vit.

E kënaqur me rezultatin, Dua Lipa ka bërë një postim në llogarinë e saj personale në Instagram.

Ajo komentoi: “Uau, u zgjova e nominuar për Golden Globe!!! Kjo Barbi është shumë mirënjohëse! Shumë e lumtur që ndaj këtë moment me partnerët e mi për këngën tonë “Dance The Night”. Shume dashuri per Greten, Noah, Margot dhe Ryan per nominimet e tyre te merituara!!! Le të shkojmë Barbie!!! 💕 🤸🏻 ♀️💕 🤸🏻 ♀️💕 🤸🏻 ♀️💕”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco