Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Rita Ora pjesë e një prej evenimenteve më të mëdha në botë për Vitin e Ri

Rita Ora pjesë e një prej evenimenteve më të mëdha në botë për Vitin e Ri

13:52, 09/12/2023
A+ Aa A-

Rita Ora ka njoftuar së fundmi përmes Twitter-it se do të jetë prezantuese dhe performuese në një nga ngjarjet më të rëndësishme globale të Vitit të Ri – të organizuar në ‘Times Square’ në New York.

Duke përdorur platformat e saj sociale, Ora ndau lajmin emocionues me miliona ndjekësit e saj, duke shprehur ndjenjat e saj të nderit dhe entuziazmit për të qenë pjesë e një tradite të tillë të madhe festive.

“Është nder të jem bashkë-prezantuese e mbrëmjes së Vitit të Ri ‘Rockin Eve’ me Ryan Seacrest drejtpërdrejt nga ‘Times Square’. Mos e humbisni më 31 Dhjetor në ora 8/7c në ABC”, ka shkruar 33-vjeçarja në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco