Konfirmohet hyrja e Olsi Bylykut dhe Albi Nakos në 'BBV'

Konfirmohet hyrja e Olsi Bylykut dhe Albi Nakos në 'BBV'

13:21, 09/12/2023
A+ Aa A-

“Big Brother Vip Albania”, do të nisë në janar të vitit që po vjen. Banorët që do të jenë pjesë e garës nuk janë zbuluar ende të gjithë.

Deri më tani është konfirmuar hyrja në reality show e Graciano Taganit, Endrik Beba, Alfio Rrotani, këngëtari La Fazani (Arbër Salihu) dhe reperit Bardhi.

Sipas “Panorama”, janë konfirmuar edhe dy banorë të tjerë. Ata janë Olsi Bylyku dhe Albi Nako.

Prej kohësh është aluduar emri i aktorit, e madje është thënë që pjesë e garës do të bëhet edhe ish-partnerja e tij, Egli Tako, por ende nuk është konfirmuar asgjë për hyrjen e këngëtares.

Albi Nako e ka pranuar ftesën e “Top Channel” për t’u bërë pjesë e show-t. Ai aktualisht është i angazhuar në “DWTS Fan Club”, ku në krah të moderatores Kiara Tito komenton kërcimet e konkurrentëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco