I dhanë fund romancës afatshkurtër; Tom Brady dhe Irina Shayk shihen në të njëjtën festë!

I dhanë fund romancës afatshkurtër; Tom Brady dhe Irina Shayk shihen në të njëjtën festë!

13:13, 09/12/2023
A+ Aa A-

Tom Brady dhe Irina Shayk u panë në festën ekskluzive të Leonardo DiCaprios, sipas Page Six. Ngjarja e mbushur me yje, e quajtur “Re:Wild”, u zhvillua në muzeun e Superblue të enjten mbrëma. Ndërsa Brady dhe Shayk ishin të dy të pranishëm, ata nuk u panë së bashku.

Një burim zbuloi se Brady përshëndeti shkurt Shayk, ndërkohë që kaloi kohë me shumë të ftuar të tjerë në festë.

Brady dhe Shayk u lidhën në muajin maj. Ata u panë së bashku në dalje të ndryshme, duke përfshirë një takim në New York City dhe një dalje në Los Angelos. Megjithatë, marrëdhënia e tyre zgjati vetëm tre muaj  për shkak të orareve të ndryshme që ata kishin.

Image

"Ata të dy vazhdojnë të kenë detyrime dhe po bëhej më e vështirë të ishin në të njëjtin qytet në të njëjtën kohë”, tha një burim për People në tetor. Pavarësisht ndarjes, Shayk nuk kishte "asgjë veçse gjëra të mira për të thënë" për Brady, sipas të njëjtit burim.

Lidhja e Brady me Shayk ishte romanca e tij e parë publike që nga divorci i tij nga Gisele Bündchen në vitin 2022. Ish-çifti ka dy fëmijë së bashku. Ndërsa Brady dhe Shayk nuk konfirmuan lidhjen e tyre publikisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco