Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Beleri eurodeputet i burgosur

Horoskopi për muajin dhjetor!

Horoskopi për muajin dhjetor!

12:45, 09/12/2023
A+ Aa A-

DASHI

Nëse keni dikë në jetën tuaj që ju pëlqen, hidhuni drejt pa frikë, sepse kjo është koha për një dashuri siç e kishit imagjinuar. Në punë do të kaloni tension, por kjo situatë do të zgjidhet në favorin tuaj. Mos u zemëroni, nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi. Do të shihni që së shpejti, gjithçka do të jetë mirë.

DEMI

Mendoni me kujdes, përpara se të tronditni fort shumë gjëra në jetën tuaj. Në vend që të nxitoni, pse të mos kërkoni ndihmë për të arritur qëllimet tuaja. Në këtë mënyrë, ju do të filloni vitin e ri me një vizion më të qartë. Ruani ekuilibrin, sepse do t'ju duhet për të menaxhuar disa situata pune dhe propozime të reja.

BINJAKËT

Edhe pse shpesh keni bindjen se gjithçka që bëni e ka të garantuar suksesin, tani është momenti të bëni një hap prapa për të rishikuar strategjitë tuaja. Jini të gatshëm të përshtateni dhe të përballeni me sfida të reja, në vend që të shkoni drejt një gabimi të sigurt. Miqësi dhe njohjet e vjetra, nuk duhen harruar.

GAFORRJA

Në dashuri ka pak nervozizëm, ndaj vëmendje maksimale me partnerin. Në punë prisni propozime të reja. Mund të jetë koha për të përjetuar mundësi të shkëlqyera në çdo fushë. Fati do të jetë në anën tuaj këtë muaj, por duhet të monitoroni sferën financiare, nuk është koha për të ndërmarrë investime të nxituar.

LUANI

Po kaloni një situatë kritike në aspektin personal, ky është momenti të nxisni komunikimin, vetëm kështu do të arrini të mbani një ekuilibër harmonik në dashuri. Rutina mund të kthehet në mbytëse, ndaj në mënyrë që të stimuloni kreativitetin, kuptoni çfarë ju shpërqendron. Jepini përparësi asaj që ju frymëzon.

VIRGJËRESHA

Lëreni imagjinatën të shpërthejë. Është e rëndësishme të dëgjoni emocionet dhe nevojat tuaja tani, sesa të detyroni diçka të ndodhë para kohe. Lejoni që kjo periudhë e vitit të jetë sa më ekspresive, duke i dhënë vetes hapësirën që ju nevojitet për të lulëzuar organikisht dhe pa kufizime.  Planifikoni disa ditë pushime.

PESHORJA

Jini të vetëdijshëm për konfliktet e brendshme në punë, por mos vini në dyshim vlerat tuaja. Sigurohuni që të mos mbingarkoni veten gjatë orarit të punës. Yjet favorizojnë beqarët që do të mund të ndiejnë sërish rrahjen e zemrës, ndërsa ata që janë në një lidhje, duhet të gjallërojnë raportin e tyre me surpriza.

AKREPI

Nëse kohët e fundit keni patur keqkuptime në punë, është thelbësore të mbani një mendje të hapur dhe të jeni sa më fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët. Më në fund, Afërdita ju sjell një befasi në raportet intime, duke ju dhuruar mundësi të reja: konsolidoni lidhjet e gjata, është koha për vendime të mëdha.

SHIGJETARI

Kontrolloni llogarinë bankare për të shmangur ndonjë detyrim të mbartur, pasi këtë periudhë të vitit do të kaloni një krizë financiarisht. Kufizoni shpenzimet dhe reflektoni për blerjet e panevojshme. Një takim i papritur në sferën dashurore do të ndryshojë rrjedhën e jetës. Fokusohuni te prioritetet, jo te dëshirat.

BRICJAPI

Mësoni të kultivoni besimin tuaj në raport me kolegët, pasi në këtë periudhë tranzicioni keni veçanërisht nevojë për mbështetjen e tyre dhe duhet fuqizoni rrjetin e miqve dhe bashkëpunëtorëve tuaj. Kini kujdes, pasi disa takime të rastësishme në fillim të vitit, mund t’ju futin në situata problematike. Rritni vigjilencën.

UJORI

Ky fundvit do t'ju japë mundësinë të rivlerësoni mënyrën se si prezantoni veten, si dhe projektet që do të ndërmerrni. Parashikohet një rritje në aspektin profesional. Mos harroni, ju nuk keni gjithmonë të drejtë. Një krizë në familje do t’ju turbullojnë humorin, ndaj ndryshoni qasjen tuaj në disa veprime që do të merrni.

PESHQIT

Ka disa ndryshime për ju në horizont, disa prej tyre janë krejt të paparashikueshme. Për t'u përgatitur, vlerësoni aspiratat tuaja, por së pari, duhet të ndryshoni raportet me komunitetin, duhet të jeni më të përfshirë. Universi ju inkurajon, të inkurajoni disa nga ëndrrat e lëna në mes dhe të vazhdoni aty ku i latë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco