E përlotur, Enxhi Nasufi rrëfen për plagën e divorcit të prindërve: 'Me vetëdijen time i kam falur'

E përlotur, Enxhi Nasufi rrëfen për plagën e divorcit të prindërve: 'Me vetëdijen time i kam falur'

12:12, 09/12/2023
A+ Aa A-

Enxhi Nasufi, para performancës së saj në "DWTS", tregoi për traumat dhe plagët që divorci i prindërve ka lenë në jetën e saj. 

Ajo e nisi rrëfimin duke thenë se prindërit e saj janë divorcuar dy herë:

“Në 2001-shin, kur kam qenë 6 vjeç, kam përjetuar divorcin e dytë të prindërve të mi, sepse janë divorcuar edhe më parë, por janë ribashkuar, për ta provuar edhe një herë për fëmijën, nëse gjërat shkonin më mirë, por nuk shkuan më mirë”.

Gjithashtu, tregoi edhe traumat:

“Ngjarje të caktuara në një moshë aq të vogël, ndoshta të krijojnë vështirësi në momente të caktuara, për shkak se ti ke trauma, ke plagë të pashëruara, zënka, ulërima, akoma edhe sot nuk i duroj dot zhurmat dhe e di që është një gjë që më ka mbetur nga fëmijëria”.

Image

Konkurrentja e "DWTS" foli edhe për mungesën e të atit dhe tregoi se i është dashur që në raste të caktuara, të jetë edhe si djalë.

“Sigurisht që e kam ndjerë mungesën e një figure mashkullore siç mund të ishte ajo e babait përgjatë rritjes sime, sepse për shumë vite ai s’ka jetuar fare këtu".

“Ndonjëherë mërzitem kur më thonë: “Ah, je bërë si çun”, “Dukesh si çun”. Njerëzit duhet ta kuptojnë që mua më është dashur edhe të jem edhe si çun”.
 
Me lot në sy, Enxhi u shpreh që nuk do t’i lëndojë prindërit, pasi ata preken, por shtoi se me vetëdijen e saj i ka falur.

“Me vetëdijen time i kam falur, nuk e di se ç’kam në nënvetëdije dhe se ç’ka mbetur, por me koshiencë s’i kam vënë ndonjëherë faj, sepse ashtu kanë qenë gjërat. Ata kanë bërë aq sa kanë mundur të bëjnë, aq sa kanë ditur ndoshta. Thjesht mendoj se prindërit duhet të jenë pak më të kujdesshëm me fëmijët”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco