Irgen Çela flet për të atin: 'Luftonte me jetën dhe vdekjen'

Irgen Çela flet për të atin: 'Luftonte me jetën dhe vdekjen'

11:43, 09/12/2023
A+ Aa A-

Irgen Çela, në spektaklin "DWTS", tregoi një pjesë të parrëfyer të jetës së tij. Ai foli për aksidentin e prindërve dhe sfidat e luftërat e të atit, jeta e të cilit ndryshoi rrënjësisht, por edhe betejat personale

“Data 4 gusht është njëkohësisht edhe data më e trishtë dhe më e lumtur në jetën time. Në 4 gusht të vitit 2000 prindërit e mi kanë bërë aksident automobilistik dhe gjithashtu, 15 vite më vonë, më 4 gusht 2015, ka lindur djali im”, e nisi rrëfimin konkurrenti i "DWTS".

“Kur ka ndodhur aksidenti i prindërve unë s’kam qenë në makinë, por në Maqedoni, me ekipin e futbollit, sepse luaja futboll atëherë. Kur kam ardhur nga Maqedonia dhe pashë se babi nuk po më priste, aty e kuptova që kishte ndodhur diçka”.

Më tej vijoi:

“Ai sot ecën me paterica dhe ishte e dhimbshme ta shihje babin që nga një njeri që dilte, lëvizte, kishte një rreth shoqëror, të shndërrohej padashje, pa vullnetin e vet, në një njeri që ishte vetëm në krevat dhe që gjithë kohën luftonte me jetën dhe vdekjen”, duke shtuar: “Një periudhë kohe përpiqesha të rrija jashtë shtëpie, sepse aty atmosfera ishte më e rënduar”, tregoi aktori.

Ai tha gjithashtu se koncepti i tij për “heroin” ka ndryshuar qysh prej fëmijërisë dhe sot, heroi për të, është i ati.
 
“Do të doja që të më shoqëronte në vende të caktuara. Te “DWTS”, nëse babi do të ishte ulur atje në publik…s’e përballoj dot, edhe ai s’besoj se do e kishte të lehtë”, tha Irgeni i përlotur. 
 
Irgeni e lidhi këngën e performancës “This is War” (“Kjo është luftë”) lidhet me luftën e botës së tij të brendshme dhe ia dedikoi babait, pasi ishte dhe ditëlindja e tij.
 
“Ka të bëjë shumë me luftën time të brendshme gjatë këtyre viteve dhe me luftën e babit, me atë që ka kaluar. Ba’, ky kërcim është për ty, ti je forca ime”, u shpreh aktori. Babai i tij, e pa për herë të parë në skenë, së bashku me të ëmën. Irgeni u emocionua shumë nga ky moment.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco